Librat e ndaluar të komunizmit ekspozohen në Tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

Librat e ndaluar të komunizmit ekspozohen në Tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

Në Gjirokastër, në Muzeun e Luftës së Ftohtë, është çelur një ekspozitë e veçantë me librat e ndaluar gjatë periudhës së komunizmit.

 

Në mjediset e ish-vendstrehimit prej betoni u ekspozuan libra, autorë dhe botime, të cilët në vitet e diktaturës ishin të ndaluar për publikun e gjerë. 

 

Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e lexuesve, por edhe të turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.

“Biblioteka ‘Apostol Meksi’ ka sjellë një pjesë të fondit të saj, i cili gjatë periudhës së komunizmit ka qenë i ndaluar. Duke parë interesin që kanë lexuesit, por edhe turistët, menduam të çelnim një ekspozitë me këto botime. Një pjesë janë letërsi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër letërsi e huaj.”, ka shpjeguar për MCN tv, Ritvana Babaramo, përgjegjëse e bibliotekës “Apostol Meksi”. 

 

 

Së fundmi konstatohet një interes në rritje, kryesisht nga turistët e huaj, për t’u njohur me historikun dhe reliket e Luftës së Ftohtë.

 

Muzeu i Luftës së Ftohtë është kthyer tashmë në një prej pikave më të vizituara nga turistët që mbërrijnë në Gjirokastër.

 Ai është vendosur në një ish-vendstrehim ushtarak prej betoni, të ndërtuar në vitet 1960–1970, duke prezantuar mjedise, objekte dhe relike që zgjojnë kërshërinë e vizitorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy