Phil Collins në një tur evropian pas tërheqjes nga muzika

Phil Collins në një tur evropian pas tërheqjes nga muzika

Këngëtari britanik, Phil Collins një nga më të njohurit në vitet 1980 njoftoi sot se do t’i kthehej sërish muzikës pas tërheqjes së tij, me një tur evropian në muajin qershor, gjatë një konference shtypi në Royal Albert Hall.

Ish-bateristi dhe këngëtari i grupit rok Genesis, i cili nuk kishte publikuar më këngë prej vitit 2002 do të debutojë në 5 mbëmje në Londër në Royal Albert Hall më 4, 5, 7, 8 dhe 9 qershor më pas në dy data të caktuara në Kolonjë më 11 dhe 12 qershor, si dhe 18 dhe 19 qershor në Paris Bercy.

Ky tur i quajtur “Not Dead Yet: live” i pari në radhë prej njoftimit në 2011 për tërheqjen nga muzika në moshën 65 vjeçare për arsye të problemeve shëndetësore.

Ai është shfaqur në disa organizime publike gjatë dy viteve të fundit, për një mbrëmje bamirësie më 12 dhjetor të 2015 me rastin e një koncerti për fondacionin e tij “Little Dreams” në Miami Beach, në Florida. Ai hodhi në treg në 2016 një përmbledhje me tre CD të titulluar “The Singles”, që përmbledh këngët e tij më të suksesshme ndër vite.

Këngëtari i cili do të publikojë autobiografinë e tij të titulluar “Not Dead Yet” të mërkurën në Britaninë e Madhe dhe në SHBA më 27 tetor në frëngjisht.

“U tërhoqa nga muzika për të qënë një baba i devotshëm për fëmijtë e mi. Por fatkeqësisht pas tërheqjes sime, familja ime u nda. Nuk kisha më askënd nëpër shtëpi. Një fakt i trishtueshëm që më shtyu drejt pijes”, u shpreh Phil Collins gjatë një konference shtypi transmetuar drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Sot u binda duke ndryshuar qëndrim në lidhje me tërheqjen nga muzika.

Phil Collins ka shitur më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij solo dhe më shumë se 150 milionë me Genesis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy