
Shkrimtari francez, Jean-Paul Dubois, është fitues i çmimit Goncourt për vitin 2019.
“Njerëzit nuk jetojnë të gjithë njësoj”, një roman nostalgjik për lumturinë e humbur, i ka dhënë shkrimtarit francez çmimin prestigjioz të letërsisë.
Njoftimi u bë, si zakonisht , gjatë ceremonisë së çmimeve në restorantin “Drouant” në Paris.
Autorja më e shitur në Belgjikë, Amélie Nothomb, në garë me “Soif”’, një sukses i madh vetëm tre muaj pas botimit, nuk ia doli të merrte çmimin.
Prix Goncourt është çmimi më prestigjioz në letërsinë franceze dhe i jepet nga akademia Goncourt autorit të "veprës më të mirë dhe prozës më kreative të vitit".



