Një hangar i vjetër trenash i shndërruar në bibliotekë është ndërtesa më e bukur për 2019-n

Një hangar i vjetër trenash i shndërruar në bibliotekë është ndërtesa më e bukur për 2019-n

Një hangar trenash i shndërruar në bibliotekë është ndërtesa më e mirë për vitin 2019.

LocHal Public Library ndodhet në Tilburg, në Holandë.

Ajo që ka qenë “shtëpia” e vagonëve që prej vitit 1931, falë studios “Civic Architects, Braaksma & Roos Architectenbureau” dhe “Inside Outside” është ridizajnuar duke u kthyer në një hapësirë për librat, artin, leximin dhe socializimin e njerëzve.

Hapësira e madhe që shtrihet në drejtimin lindje-perëndim në mes të qytetit është shfrytëzuar më së miri, ndërsa janë ruajtur pa prekur elementët strukturorë prej çeliku.

Në këtë mënyrë, komunitetit i është dhënë një ndërtesë e nevojshme, duke shpëtuar nga shembja një tjetër për ta shndërruar në një vend ku njerëzit takohen me njëri-tjetrin.

"Një qasje e fortë dhe e qëndrueshme për shndërrimin e një strukture të mëparshme industriale në një ndërtesë qytetare. Shfrytëzon potencialin e hapësirës së madhe dhe e shndërron atë në qendrën e një biblioteke të mrekullueshme. Detajet dhe përdorimi i materialeve të duhura krijojnë intimitetin e nevojshëm për frekuentuesit, ndërkohë që forcojnë strukturën e vjetër të çelikut”, është vlerësimi që i është bërë nga juria e çmimit.

Ndër finalistët në garën për çmimin World Building of the Year 2019 janë edhe qyteti Oberbillwerder, një masterplan prej 360 hektarësh në zonën suburbane të Hamburgut, Twist Museum në Norvegji dhe shkallët në Heatherëick Studio di Vesse në Nju Jork.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy