
Edicioni i pestë i Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri ka nisur rrugëtimin nga qyteti i Berat, në kuadër rë Javëve Nderkombëtare të Kulturës.
Mbrëmja e së dielës solli atmosferë festive në sheshin “Porta e Pashait”, ku muzika Jazz italiane mblodhi dhjetëra qytetarë dhe vizitorë.
Programi i kësaj jave e cila përkon me 80-vjetorin e Republikës së Italisë, parashikon 15 evente të artit pamor, muzikës, modës, teatrit dhe kinemasë, të cilat do të zhvillohen në të gjithë vendin: Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Butrint.
Një nga aktivitetet më interesante të kësaj jave kulturore ishte koncerti i Mario Biondi-t, mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit.
Në COD, më 3 qershor, do të ketë një aktivitet kushtuar mjeshtrit të arkitekturës italiane, Gaetano Pesce.
Më 4 qershor janë planifikuar dy shfaqje në Teatrin e Kukullave të Tiranës, me marionetat e famshme siciliane (ora 16:00 dhe 18:00).
Aktivitetet do të kulmojnë më 6 qershor me teatrin “Vizita” nga regjisori Davide Iodice, në Amfiteatrin e Butrintit.
Kjo shfaqje që vjen si bashkëpunim me Teatrit të Sardenjës dhe Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, zbret në Amfiteatrin e Butrintit pas një sërë vlerësimesh në vend dhe në festivale ndërkombëtare.
Kjo javë vjen falë bashkëpunimit me Ambasadën e Italisë në Shqipëri, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe gjithë partnerët që kontribuojnë në realizimin e këtij programi të pasur kulturor.



