Maj-nëntor 2024/ ‘Javët Kulturore Ndërkombëtare’ hapen nesër me “Shkodrën elekronike’

Maj-nëntor 2024/ ‘Javët Kulturore Ndërkombëtare’ hapen nesër me “Shkodrën elekronike’

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” nisin nga nesër rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri.

 Nga muaji Maj deri në Nëntor, ashtu si edhe në edicionet e kaluara,  Shqipëria mikpret kultura nga e gjithë bota në një kalendar të pasur me aktivitete, artistë e performanca, plot me surpriza dhe energji të reja!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit fton shqiptarët t’i bashkohen mbrëmjes festive të hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:00, në sheshin “Skënderbej”.

Javëve Kulturore Ndërkombëtare nisin me ‘Shkodrën Elektronike’, e cila vjen si show inovativ midis botës magjepsëse të polifonisë shqiptare, tingujve hipnotikë të krijuar nga kori shqiptar iso-polifonik dhe ritmet elektronike.

Dy edicionet e tjera kanë sjellë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, qindra artistë nga bota.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat.

 JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy