Gjykata e Apelit në Algjer la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe dënoi shkrimtarin franko-algjerian Boualem Sansal me pesë vjet burg për "minim të unitetit kombëtar". Lajmin e bën të ditur AFP, përmes një korrespondenti që ka ndjekur seancën.
Sansal u dënua më 27 mars me pesë vjet burg nga gjykata Dar El Beida, pranë Algjerit, në veçanti për deklaratat që bëri në tetor 2024 për median franceze të ekstremit të djathtë Frontières, në të cilat ai pretendoi se Algjeria kishte trashëguar territore që më parë i përkisnin Marokut gjatë kolonizimit francez.
Kryeministri francez, Francois Bayrou, ka folur për "amnisti" presidenciale për Boualem Sansal.



