
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot 35 vjetorin e këngëtares Fatime Sokoli.
Zëri identifikues i Tropojës, Fatime Sokoli, lindi në Dragobi më 18 qershor 1948.
Gjatë viteve të saj aktive në skenën folklorike, ishte nga këngëtaret më të njohura të vendit. U shqua veçanërisht për këngën "Jam një çikë nga Dragobia".
Gjurmët e saj në festivale, regjistrime dhe kujtesën popullore janë të shumta. Fatkeqësisht, jetën e pati të shkurtër. Ndërroi jetë më 12 gusht 1987, tek vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Përmes këtyre fotografive të Fototekës së AQSH sjell imazhin e Fatime Sokolit në një çast privat, duke pozuar, bashkë me të tjerë artistë e artiste veshur me kostume popullore, dhe një çast tjetër nga koha kur kurohej nga sëmundja që i mori dhe jetën.



