Nis edicioni i katërt i kulinarisë dhe artizanatit KULT-ART në Gjirokastër

Nis edicioni i katërt i kulinarisë dhe artizanatit KULT-ART në Gjirokastër

Panairi Kult Art vjen në edicionin e tij të 4 në Gjirokastër, përmes traditës dhe argëtimit.

Artizanë të ndryshëm nga Gjirokastra, Saranda, Tirana, Kosova, por edhe nga vendet fqinje si Serbia, prezantuan produktet e tyre që dëshmojnë një pjese të traditës dhe vendeve që përfaqësojnë.

Një panair plot ngjyra dhe kulinari plot shije ishin ato që tërhoqën vëmendjen jo vetëm të vendasve por edhe turistëve. Kryesisht punimet  e dorës si në bizhuteri, punime me qëndisje të ndryshme por  edhe likere  apo zahire karakteristike për zonën e Gjirokastrës. 

 Pjesëmarrësit u shprehën se këto panaire shërbejnë për promovimin e tyre por edhe një mundësi në aspektin ekonomik, ndonëse shitjet kanë qenë të pakta.

Panairi i artizanatit dhe kulinarisë shpalosi vlerat e krahinave të ndryshme të Shqipërisë duke krijuar një atmosferë tjetër në pazarin karakteristik të Gjirokastrës këto ditë vjeshte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy