Ndahet nga jeta regjisori Kristaq Mitro

Ndahet nga jeta regjisori Kristaq Mitro

Është ndarë sot nga jeta në orët e para të mëngjesit në Austri, pas një sëmundje të rëndë në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Melvan Shanaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universitetin e Arteve, në degën e regjisë së filmit.

Ike duke mbetur në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara!

Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve.

Kristaq Mitro, “Artist i Merituar”, është një nga regjisorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë në historinë e filmit tonë.

Për vite të tëra ka qenë edhe pedagog në Akademinë e Arteve.

Mitro është regjisor i 12 filmave shqiptarë shumë të njohur, disa prej të cilave janë “Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Telefoni i një mëngjesi” etj.

Mitro pritet të përcillet me homazhe në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy