Dhënia e çmimeve “Oscar” shtyhet për shkak të COVID-19

Dhënia e çmimeve “Oscar” shtyhet për shkak të COVID-19

Ceremonia e dhënies së çmimeve ”Oscar”, një ndër çmimet më prestigjioze në botën e kinematografisë, është shtyrë për shkak të pandemisë që ende po vazhdon në SHBA.

Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi sot se do të shtyjë datën e “Academy Awards” nga 28 shkurti deri në 25 prill 2021.

Në një takim virtual në platformën “Zoom” të bordit të zyrtarëve të përbërë nga 54 anëtarë, ku bëjnë pjesë personazhe të njohur, si Steven Spielberg, Laura Dern dhe Whoopy Goldberg, drejtuesit e Akademisë vendosën se një valë e dytë e mundshme e COVID-19 në vjeshtë dhe dimër paraqet rrezik të madh për organizimin e një ngjarjeje të tillë në shkurt.

Gjithashtu, Akademia ka ndryshuar edhe rregulloren. Për t’u kualifikuar, një film artistik duhet ta ketë datën e lëshimit midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.

Në të njëjtën kohë, grupi njoftoi se do të shtyjë edhe hapjen e planifikuar të Muzeut të Akademisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy