Leonardo Di Caprio themelon organizatë humanitare për viktimat e COVID-19

Leonardo Di Caprio themelon organizatë humanitare për viktimat e COVID-19

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio ka themeluar një organizatë në ndihmë të viktimave të pandemisë të koronavirusit të ri COVID-19.

Organizata”Fondi Amerikan për Ushqim”, së shpejti do të fillojë punën dhe në krye të saj do të jetë aktori i famshëm dhe filantropi Di Caprio.

Përveç Di Caprios, një nga themelueset e Fondit është dhe filantropja Laurene Powel Jobs.

Fondi do të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta, personat e moshuar, familjet që pësuan ulje të pagës në kohën e pandemisë dhe familjet, fëmijët e të cilëve janë përdorues të ushqimit falas në shkolla.

Fondi ka mbledhur 12 milionë dollarë dhe do të bashkëpunojë me organizatën humanitare World Central Kitchen.

Kontributet e para disa milionëshe në Fond i paguan kompanitw Apple dhe Ford Fondation.

Dje filantropja Oprah Winfrey njoftoi se do të dhurojë 10 milion dollarë për njerëzit që janë rrezikuar nga pandemia e COVID-19.

Po ashtu edhe Powel paralajmëroi se Fondit të DiCaprios do t’i dhurojë një milion dollarë, kurse 9 milionë të tjera organizatave të ngjashme humanitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy