Në teatrin "Migjeni" do të shfaqet nesër premiera e shfaqjes "Opera për tre groshë".
Siç bën të ditur korrespondentja e MCN nga Shkodra, drejtori i teatrit Arjan Çuliqi, regjisori i shfaqjes Kuniaki Ida si dhe aktori Rafael Hoxhaj, në një komunikim për media u shprehen se kjo shfaqje do të jetë po aq argëtuese, sa edhe reflektuese.
“Opera për tre grosh” nga Bertolt Brecht, është një kryevepër botërore e cila sfidon normat sociale dhe na bën të pyesim veten: A është e mundur të jesh i ndershëm në një shoqëri që nuk e vlerëson ndershmërinë?
Shfaqja "Opera për tre groshë" do të vihet në skenë në datat 3,4 dhe 5 tetor në orën 19:00.



