
Në kuadër të “Muajit të Fotografisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka sjellë në kujtesë një tjetër element me vlerë nga fondi i Muzeut Marubi.
Bëhet fjalë për një fotografi të Lazër Kodhelit, realizuar gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Fotografi Lazër Kodheli lindi më 1928, në Shkodër.
Më 1939 në moshën 10 vjeçare, i ati e dërgoi së bashku me vëllanë e madh për të mësuar mbi fotografinë, në studion fotografike të Gegë Marubit. Qëndroi aty deri në mbylljen e studios. Ishte bashkë me Marubin, Picin, Rraboshtën e më vonë Nenshatin e të tjerë fotografë edhe kur u hap Ndërmarrja e Artizanatit Shtetëror, ku punoi si fotograf.
Fondi i tij i ruajtur në muze numëron mbi 200 poza të shkrepura në film.
Kodheli ndërroi jetë në vitin 2008.



