Edicioni i tretë i festivalit “Albanian Dance Competition”/ Koreografë të talentuar performojnë në Elbasan

Edicioni i tretë i festivalit “Albanian Dance Competition”/ Koreografë të talentuar performojnë në Elbasan

Festivali “Albanian Dance Competition” në Teatrin ‘Skampa’ në Elbasan, hapi siparin me pjesën koreografike "Escaping to Return".

 Festivali që këtë vit vjen në edicionin e tij të tretë, startoi me performancën e shkëlqyer nga Blenard Azizaj, një artist konteporan i dimensioneve europiane të artit koreografik.

Artan Ibërshimi, koreograf dhe ideator i këtij organizimi  u shpreh se ky projekt përçon mesazhe shumë të rëndësishme për individin dhe shoqërinë të kuptuarit përtej fjalëve.

Nga ana tjetër koreografi Blenard Azizaj, solli nëpërmjet interpretimit plagën e emigrimit, një ndjenjë të cilën vetë artisti e ka përjetuar dikur.

Alkimisti" ishte vepra koreografike që hapi siparin e natës së dytë të këtij festivali, me koreografi dhe interpretim nga Nisa Krasniqi.

Ndërkohë nata  e dytë u mbyll me veprën koreografike "Të dua pa ditur si", performuar nga nxënësit e Shkollës Kombëtare të Baletit.

10 trupa koreografi janë pjesë e këtij organizimi si Trupa Kombëtare e Baletit Tiranë, Baleti Nacional i Kosovës, si dhe kompani e individë të ndryshëm.

Fetsivali “Albanian Dance Competition’ ka për qëllim që të promovojë punët dhe kërkimet artistike të koreografëve të rinj dhe interpretuesve të rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy