Sopranoja Ermonala Jaho me dy nominime për “OPUS CLASSIC 2021”

Sopranoja Ermonala Jaho me dy nominime për “OPUS CLASSIC 2021”

Sopranoja Ermonela Jaho është përzgjedhur me dy nominime për ”këngëtarja më e mirë” dhe “albumi më i mirë solo “Anima Rara”, në OPUS CLASSIC 2021, Gjermani.

Albumi i sopranos Ermonela Jaho i titulluar “Anima Rara”, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, të një tjetër soprano lirike të epokës së verizmit nga e cila edhe artistja ka marr frymëzimin.

Në albumin “Anima Rara” Ermonela Jaho ka interpretuar 14 arie, ku për më tepër se një orë servir muzikën klasike më elitare.

OPUS CLASSIC, për muzikën klasike në Gjermani është krijuar për të promovuar muzikën dhe të gjithë artistët që lëvrojnë këtë lloj muzike elitare.

Ermonela Jaho nuk është hera e parë që fiton kompeticione kaq të rëndësishme ndërkombëtare pasi edhe më parë ajo është vlerësuar me çmime si “Giacomo Puccini” në Milano, “Spontini” në Ankona, “Zandonai” në Rovereto, në vitin 2000 ajo rrëmben çmimin e artistes më të mirë lirike në Festivalin e Weksfordit etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy