
Sapo përmendim filmat shqiptarë, menjëherë ndërlidhemi me muzikën që i bashkëshoqëron, që tregon historitë e personazheve mes tingujsh e ritmesh.
Në historinë e kinematografisë shqiptare, shumë kompozitorë të shquar kanë shkëlqyer me punët e tyre, me këngë e melodi që i mbajmë mend të gjithë.
Kësisoj sonte pranë Hollit të Akademisë së Arteve në Tiranë, do ti kushtohet një natë që rikujton kompozitorët dhe veprat e tyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë.
Aktiviteti nis prej orës 19:00.



