Në 90-vjetorin e lindjes/ Përurohet statuja e Ismail Kadaresë te kafeneja pranë Liqenit Artificial të Tiranës

Në 90-vjetorin e lindjes/ Përurohet statuja e Ismail Kadaresë te kafeneja pranë Liqenit Artificial të Tiranës

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, është përjetësuar përmes një statuje në vendin ku ai konsumonte kafenë çdo ditë, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, hapësirë që për të ishte edhe një pikëtakim i përhershëm me miq, lexues dhe admirues.

Çdo mëngjes, Kadarenë mund ta gjeje pikërisht aty, te kafeneja “Juvenilja”, ku përveç kafes së mëngjesit, ai zhvillonte biseda me miq dhe adhurues të veprës së tij, duke e kthyer këtë vend në një simbol të përditshmërisë së tij krijuese.

Sot, në ditën kur ai do të mbushte 90 vjeç, familjarë, miq dhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare, kanë përjetësuar kujtimin e shkrimtarit përmes përurimit të statujës, pikërisht në vendin ku ai ulej çdo ditë për të shijuar kafen.

Ideja për realizimin e statujës ka ardhur nga aktori Timo Flloko, ndërsa vepra e derdhur në bronz është realizuar nga skulptori Henri Nimani, me mbështetjen e miqve të familjes Kadare.

Në një moment simbolik dhe emocional, Helena Kadare u ul sot në tavolinën ku Ismail Kadare kalonte përditë kohën e tij, për të “ndarë” një kafe të fundit me të, në kujtim të një jete të tërë të përkushtuar letërsisë.

Miqtë dhe familjarët e kujtuan në këtë përvjetor si një shkrimtar të lirë, i cili me veprën e tij u shndërrua në përfaqësuesin më të rëndësishëm të letërsisë shqipe në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy