Performanca artistike “MUZ” vjen sonte në Sarajet e Toptanasve

Performanca artistike “MUZ” vjen sonte në Sarajet e Toptanasve

Projekti “Muz 2023” vjen sonte në Tiranë si një ‘projekt i “gjallë” i cili lind dhe zhvillohet në mënyrë organike me misionin që ka për promovimin e artit kontemporan vizual. 

“MUZ”, një performancë e veçantë arti bashkëkohor vizual nga artistja Suida Dushi, do të zhvendoset në Tiranë, pas suksesit që pati në Shkodër.

Ministrja e Kulturës, Margariti bën të ditur se eventi do të zhvillohet në Sarajet e Toptanasve.

Pas performancës në Bashkia Shkodër , që u shndërrua në galeri të vërtetë arti, “MUZ” vjen në Tiranë, në Sarajet e Toptanasve, ku trashëgimia #kulturore ndërthuret me artin bashkëkohor.

Sot, ora 20:00 një spektakël imazhesh dhe dritash, ideuar nga artistja Suida Dushi , organizuar nga “Ample” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen etj.

Hyrja e lirë!

Këtë vit, MUZ vjen me një mision më të gjerë, ku çdo vepër artistike do t’i përshtatet trashëgimisë kulturore të qyteteve ku do të zhvillohet, ritmit të qytetit, frymës njerëzore, ngjyrave, ndjesive, të lidhura me të shkuarën e largët dhe të tashmen.

Një ndërthurje me elementë shekullorë dhe modernë, me arkitekturën dhe urbanistikën e qyteteve, falë rrjedhshmërisë së veprës së artit, që ta jep këtë mundësi.

Qëllim kryesor i këtij projekti është promovimi i trashëgimisë kulturore të Tiranës nëpërmjet një teknike të veçantë projektimi, një teknikë mikse mbi laser plexiglass të projektuar nga projektor të ricikluar. Duke sjellë si rezultat final një ndërthurje midis ngjyrave, linjave të figurave që përfaqëson çdo temë e zgjedhur.

“MUZ” vjen sonte në Sarajet e Toptanasve, me fillim prej orës 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy