Artistët e Ansamblit Popullor të TKOB-së sjellin sot një buqetë me këngë e valle për të gjithë artdashësit e Pogradecit dhe jo vetëm.

“Vallja e Fajës”, “Dueti Tiranës”, “Vallja e Shupalit”, “Dil të shoh me sy”, “Vitori t’u bëftë nëna”, “Në moshën e pjekurisë”, janë vetëm disa nga titujt e këngëve dhe valleve që përmban programi artistik që do t’u japë më shumë gjallëri netëve të bukura të qershorit.
“Folk on tour” synon të sjellë pranë publikut një pjesë nga krijimtaria e folklorit tonë të pasur me këngë, valle e kostume popullore, duke promovuar trashëgiminë kulturore.
Koncerti me këngë e valle nis prej orës 12: 00 ne Sheshin ‘Odeon’ të Pogradecit.



