Rroku italian triumfon në "Eurovision", Anxhela Peristeri e 21-ta

Rroku italian triumfon në "Eurovision", Anxhela Peristeri e 21-ta

Italia është fituesja e Eurovision për edicionin e veçantë 2020-2021.

Grupi italian i rrokut “Maneskin” fitoi me këngën “Zitti e buoni”.

Votimi i jurive profesioniste kishte nxjerrë Zvicren në vendin e parë mirëpo giithcka është përmbysur nga publiku.

‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun. Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë me 432 pikë Zvicra, e cila përfaqësohej nga një artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

Ndërkohë Anxhela Peristeri megjithë performancen e mirë nuk shkoi me shumë se vendi i 21 duke grumbulluar 57 pike, 22 nga juritë dhe 35 nga publiku, klasifikim zhgënjyes ndryshe nga pritshmëria.

Edicioni i radhës i Eurovision do të zhvillohet në Itali, pas 31 vitesh.

Kjo është hera e tretë që Italia fiton Festivalin Europian, pas Gigliola Cinquetti në 1964 dhe Toto Cutugno në 1990. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy