Kantautori amerikan Bob Dylan më në fund pas 5 muajsh ka pranuar medaljen dhe diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2016.
Kështu ka njoftuar Akademia Suedeze përgjegjëse për zgjedhjen e Laureatëve të Nobelit në Letërsi, ku dhe është organizuar një takim mes Dylan dhe përfaqësueseve të Akademisë Suedeze për të në Stokholm.
Dylan, 75 vjeç, është këngëtari i parë që ka fituar këtë çmim prestigjioz.
Bob Dylan u shpërblye me këtë çmim tetorin e kaluar për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngëve amerikane, por ai zgjodhi të mos prononcohej e as të mos merrte pjesë në ceremoninë formale për pranimin e çmimit.



