Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare dizajneri francez i modës Pierre Cardin (VIDEO)

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare dizajneri francez i modës Pierre Cardin (VIDEO)

Dizajneri legjendar francez i modës Pierre Cardin, i njohur për modelet e tij Space-Age, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeç. raporton BBC. 

Ai vdiq mëngjesin e sotëm në perëndim të Parisit. Pierre Cardin ka lindur në San Biagio di Callalta (Venecia) të Italisë më 2 korrik 1922, por i transferuar në Francë që fëmijë.

Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi te qepë. Në vitin 1945 ka bërë edhe debutimin e tij të parë.

Në 1946, Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Aty kaloi katër vite përpara se të hapte shtëpinë e modës së tij. 

Ai krijoi etiketën e tij të modës në 1950 dhe e bëri emrin e tij me dizajne vizionare si veshja ikonike me flluska në 1954 dhe koleksioni i tij Space Age në 1964, si dhe koleksionet e tij avangardë të gatshme për veshje për burra dhe gra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy