Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në Lushnjë

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në Lushnjë

Në zonën e Lushnjës është zbuluar një vendbanim i ri arkeologjik, ka njoftuar Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Gërmimet arkeologjike po kryhen nga specialistë të Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Bashkia Lushnjë.

Arkeologët po zhvillojnë gërmime shpëtimi në vendin e njohur si Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë-Peqin.

Sipas të dhënave paraprake, gërmimet kanë zbuluar gjurmë të një vendbanimi të rëndësishëm me një shtrirje kohore që nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

Sipas ministrisë, hulumtimet do të vijojnë edhe në vijim për të pasuruar njohuritë mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy