Lëvizja #metoo godet edhe kinemanë franceze

Lëvizja #metoo godet edhe kinemanë franceze

Aktorja franceze Adele Haenel ka akuzuar një regjisor për ngacmimin seksual kur ajo ishte një adoleshente dhe po punonte në filmin e saj të parë me metrazh të gjatë.

Haenel, tani 30 vjeç, pohoi në një intervistë për median franceze “Mediapart” të hënën se ajo kishte qenë shënjestra e "ngacmimit të përhershëm seksual" nga regjisori Christophe Ruggia kur të dy punuan së bashku në filmin e saj debutues, "Djajtë", kur ajo ishte më pak se 15 vjeç.

Ajo tha se ai e puthte me forcë në qafë dhe se e prekte vazhdimisht në kofshë dhe kraharor.

Aktorja, e cila ka fituar dy çmime “César” (ekuivalenti francez i “Ocar”), shtoi se ajo nuk do të bënte një ankesë zyrtare në polici, por se kishte vendosur të dilte hapur kur të kishte mësuar se Ruggia po planifikonte një film të ri me adoleshentë.

Ajo akuzoi sistemin gjyqësor francez se nuk ishte mjaft i ashpër ndaj dhunuesve seksualë.

Ruggia, 54, tha në një deklaratë se ai e "kundërshton kategorikisht" të ketë bërë ndonjë shkelje.

Shoqata Franceze e Regjisorëve ka ofruar mbështetje për aktoren dhe ka shprehur "admirimin dhe njohjen" e saj në një deklaratë të lëshuar të hënën. Ajo ka dëbuar gjithashtu Ruggia.

E pyetur në lidhje me çështjen të mërkurën, ministrja Franceze për Drejtësi Nicole Belloubet, tha se Haenel gabonte që diskreditonte sistemin dhe se i kishte kërkuar asaj të paraqiste një ankesë.

Prokuroria e Parisit ka filluar një hetim për sulm seksual ndaj një të mituri nën 15 vjeç. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy