ARIA Awards 2020/ Dua Lipa konkurron për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”

ARIA Awards 2020/ Dua Lipa konkurron për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po konkurron për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve në Australi, “ARIA Awards 2020” e cila do të mbahet më 25 nëntor.

Të nominuarit në të gjitha 29 kategoritë u njoftuan nga prezantuesja e njohur “Today”, Brooke Boney.

Grupi i famshëm duo i Sydneit, Lime Cordiale kryesojnë listën me së paku tetë nominime të mëdha, përfshirë ato për “Artistin e Vitit” dhe “Albumin e Vitit”.

Ndërkohë, e nominuar në këtë ngjarje të madhe është artistja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Dua konkurron në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, falë sukseseve të shumta në rrafshin ndërkombëtar që pati këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”.

 Emra tjerë të njohur që garojnë këtë çmim përfshijnë: Eminem, Halsey, Harry Styles, Juice WRLD , Justin Bieber, Lewis Capaldi, Lizzo, Taylor Swift dhe The Weekend.

Kjo është lista e nominimeve për ARIA Awards 2020:

Albumi i vitit

DMA’s – ‘THE GLOW’

Jessica Mauboy – ‘Hilda’

Lime Cordiale – ’14 Steps To A Better You’

Sampa The Great – ‘The Return’

Tame Impala – ‘The Slow Rush’

Artisti më i mirë

Archie Roach – ‘Tell Me Why’

Guy Sebastian – ‘Standing Ëith You’

Ruel – ‘Free Time’

The Kid LAROI – ‘F*ck Love’

Troye Sivan – ‘In A Dream’

Artistja më e mirë

Amy Shark – ‘Everybody Rise’

Miiesha – ‘Nyaaringu’

Sampa The Great – ‘The Return’

Sia – ‘Together’

Tones And I – ‘Bad Child / Can’t Be Happy All the Time’

Kënga më e mirë ritmike

Alice Ivy – ‘Don’t Sleep’

Dom Dolla – ‘San Frandisco’

Flume – ‘Rushing Back feat. Vera Blue’

Northeast Party House – ‘Shelf Life’

Stace Cadet & KLP – ‘Energy’

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy