
Njëzet vjet pasi publikoi albumin e saj "This Is Me", këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez njoftoi të premten se do të publikojë një album të ri. "This Is Me... Now" vjen vitin e ardhshëm.
53-vjeçarja, e cila ka fshirë postimet nga Instagrami i saj ditët e fundit, ndau një videoklip në platformën e mediave sociale, në të cilën ajo rikrijoi kopertinën e albumit të vitit 2002.
Albumi i vitit 2002, i cili përmbante këngët hit "Jenny from the Block" dhe "All I Have", u frymëzua nga marrëdhënia e Lopez në atë kohë me aktorin Ben Affleck. Çifti, i quajtur “Bennifer”, u fejuan, por e anuluan dasmën në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më vonë.
Ata rindezën romancën e tyre vitin e kaluar dhe u martuan në verë.
Në postimin e saj në Instagram, Lopez renditi 13 titujt e këngëve të albumit të ri, duke përfshirë një të quajtur "Dear Ben pt. ll".



