Dina Asher-Smith, vrapuesja më e shpejtë në Britani, është imazhi i kukullës më të re të Barbie-t, që do të ketë një seri të re me sportiste.
Amandine Henry, kapitenia i futbollit në Francë, Sümeyye Boyacı, notarja turke Paralympic dhe Olga Kharlan, kampione e Ukrainës, gjithashtu do të jenë imazhe të kukullave "Shero".
“Që Barbie të përfaqësojë kampionet e ndryshme të sportit u tregon brezave të ardhshëm se gjithçka është e mundur. Shpresoj që vajzat e vogla do ta shohin kukullën time dhe do të frymëzohen të marrin përsipër dhe të vazhdojnë të shijojnë sporte", është shprehur kampionia.

Në vitin 2015 seria e kukulla Barbie u pasurua me tone të ndryshme të lëkurës, ngjyrat e syve dhe stilime të ndryshme flokësh dhe me kaçurrela të imëta në vitin 2016.
Pastaj pasoi Barbie e parë që veshi një hixhab, si dhe një koleksion të kukullave të ndryshme Ken, dhe më vonë një kukull me këmbë protetike dhe një tjetër me karrige me rrota. Në janar Barbie nxori një kukull pa flokë dhe një me vitiligo.



