Shkrimtari dhe poeti Agim Vinca, në librin e tij “Saga e shkronjave shqip”, dedikuar Kongresit të Manastirit, vlerëson ngjarjen dhe thotë i jep fund anarkisë së shumë alfabetëve dhe sjell një alfabet të përbashkët.
Nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN Tv, Vinca tha se është ngjarje me rëndësi për gjuhën shqipe dhe alfabetin.
Sipas tij, edhe më parë ka pasur alfabet, por se është shfrytëzuar alfabetin latin por me Kongresin e Manastirit fillon historia moderne e të shkruarit shqip.
Mjeda luajti një rol të rëndësishëm, ka lënë një dokument autograf, pa emër. Por është vërtetuar se është autograf i Mjedës, duke u nisur nga përmbajtja dhe kaligrafia.
Vëllezërit Frashëri janë institucion i krijimit të ndërgjegjes shqiptare. Arbëreshët janë po ashtu rëndësishëm.
Tek arbëreshët ka pasur një para Rilindje, ata kanë hedhur ide që të tjerët do i marrin më vonë.
Nëse bota shqiptare ka një gjeni, ai është Fan Noli.



