Kasmi: Nuk mund të thuash se në Shqipëri shteti krijoi kombin

Kasmi: Nuk mund të thuash se në Shqipëri shteti krijoi kombin

Historiani Marenglen Kasmi, për librin “Histori e përmbledhur e Shqipërisë” të dy historianëve Oliver Schmitt dhe Bernd Fischer, deklaroi se libri i adresohet publikut të huaj, si atij akademik por edhe publikut të thjeshtë për ta bërë të njohur vendin tonë për ata që nuk e njohin.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Kasmi se përdoren teza që kërkojnë ballafaqim më të zgjeruar, por në këtë nivel të thjeshtë të shkruari, nuk është plotësisht korrekte në pikëpamje ideologjike dhe nuk jep opinionin e tij.

Fillon nga lashtësia, antikiteti, nuk ka ndonjë ndarje të qartë për vazhdimin e ngjarjeve, vlerësohet gjuha, gjeneza e shqiptarëve, prejardhja.

Më bie në sy në pjesën deri në vitin 1912, ku duket qartë që është shkruar nga Schmitt dhe më tej është shkruar nga Fischer.

Ato tezat kontroverse që hidhen, janë mënyrat si do i qasesh historisë së një kombi. Për identitetin e kombit nuk mund të shkruash se në Shqipëri, shteti krijoi kombin!

Kjo nuk pranohet në logjikë historike, por edhe në aspektin historik. Një shtet mund të krijohet, por kombi është një proces.

Mungonte termi shqiptar dhe shohim më tepër një përshkrim për myslimanët shiit. Përshkrimi jepet nga identiteti fetar dhe nga pikëpamja e kontradiktave.

Duke u përgjithësuar fenomene historike referuar Kosovës, për t’u shtrirë në gjithë territoret shqiptare. Fokusimi në tematikën fetare, nuk shkon.

Del se ka probleme kombi shqiptar në identitetin e tij si komb. Del se zhvillohet pas shpalljes së pavarësisë. Këto lënë shumë vend për të diskutuar.

Në libër pothuajse nuk pranohet historiografia komuniste. Dhe kur flet për historinë e një vendi, nuk mund të shmanget literatura vendase.

Nuk mund të thuash për studimet para viteve ‘90-të se janë nën regjimin e partisë-shtet. Se shumë studime për mesjetën apo periudha të tjera janë kryer pikërisht në këtë periudhë.

Historiografia komuniste nënkupton se në diktaturë duke qenë se historia përdoret nga pushteti, ka kufizimet e veta.

Por duhet thënë se jo gjithçka ka kufizim. Siç është rilindja kombëtare. Por këtë autori e lidh me nacionalizmin.

Shkenca shqiptare është e vonuar si pasojë e zhvillimit të vonuar të shtetit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy