
Shqipëria e mirëpret kulturën turke, në kuadër të “Javëve Kulturore Ndërkombëtare”, me një program që nisi mbrëmë dhe që do të vazhdojë deri më 7 korrik.
Ngjyrat e Turqisë” çeli Javën e Kulturës Turke. Një shfaqje folklorike me këngë e valle të Ansamblit Shtetëror të Valleve Popullore Turke dhe Ansambli i Muzikës Popullore Moderne Turke performoi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Shfaqja u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit të Republikës së Turqisë.
Kjo shfaqje synon të afrojë, edhe më shumë, të dyja kombet, përmes artit.
Programi i pasur i këtyre ditëve vjen me aktivitete si evente gastronomie, sporte tradicionale, aktivitete për fëmijë, promovime librash, shfaqje operistike, si edhe nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Bibliotekave dhe Botimeve të Bibliotekës Kombëtare të Turqisë.



