Në kuadrin e Pranverës Frankofone, Biblioteka Kombëtare ka nxjerrë nga fondi i saj mbi 200 vepra letrare franceze që janë sjellë në shqip që nga vitet 1980, e që kanë një vlerë të madhe në botën e letrave.
Shumë vepra lidhen me emra të caktuar të cilët janë pjesë e kësaj kulture të rëndësishme. Madje
“Përkthimet e letërsisë franceze zënë një vend të rëndësishëm në të gjitha periudhat. Por këtu fillon një historik i përkthimeve, që nga përkthimet e para që janë përkthime të shekullit XIX nga Mid’hat Frashëri dhe Papa Kristo Negovanit. Janë emrat më të rëndësishëm të historisë tonë që janë marrë me përkthimin. Këtu janë disa nga kryeveprat e letërsisë botërore që kanë paraqitur edhe një peshë më të madhe kulturore. Është krijuar në atë kohë një shkollë përkthimi që është e lakmueshme. Pas viteve ’90 kemi një periudhë shumë kaotike, ku secili botonte çdo gjë pa u kontrolluar. Tani ka filluar të stabilizohet gjendja.”, u shpreh Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Ekspozita me veprat e para të përkthyera do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars në Bibliotekën Kombëtare.



