“Vjosa n’fest”/ Tre ditë aktivitete argëtuese në Përmet

“Vjosa n’fest”/ Tre ditë aktivitete argëtuese në Përmet

Nisi dje në Përmet aktiviteti “Vjosa n’fest”, i cili do të zhvillohet deri në 29 maj në natyrën fantastike të parkut më të ri “Lugina e lumit Vjosa”.

Tre ditë festë me panaire, muzikë , sport, argëtim, kulinari do të ketë për qytetarët përmetarë dhe vizitorët vendas e të huaj që ndodhen këto ditë në Përmet. 

Panairi i kulinarisë, që do të mbahet edhe në dy ditët e tjera në sheshin kryesor të qytetit ka gatime tradicionale të zonës së Përmetit dhe Ersekës.

Gjatë ditëve të aktivitetit ofrohen gjithashtu guida me motor në ujërat termale të Bënjës, ku mund të provohet një aventurë e paharrueshme dhe ndër më të veçantat si kurrë më parë në Shqipëri.

Pjesë e aktiviteteve është edhe rafting për të gjithë të pasionuarit pas natyrës së egër dhe që pëlqejnë aventurën, adrenalinën dhe sportet në natyrë.

Qytetarët u argëtuan me ngritjen e balonave, si dhe me muzikë dhe vallet tradicionale të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy