Ylli i kabaresë franceze ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Ylli i kabaresë franceze ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Këngëtarja dhe balerina franceze Zizi Jeanmaire, një yll i shfaqjeve kabare, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Jeanmaire njohet për një sërë rolesh në shfaqje baleti, kabare, muzikale dhe filma. Shumë prej roleve të saj u krijuan nga burri i saj, Roland Petit, koreografi i njohur që vdiq në vitin 2011.

Ajo pati rol kryesor në "Carmen" në vitin 1949, ku u shfaq me një flokë të shkurtra, një stil që do të bëhej “firma” e saj.

Jeanmaire dhe Petit u takuan në 1933, kur ata ishin rreth nëntë vjeç dhe studentë në Baletin e Operas në Paris. Ata u martuan në 1954 dhe patën një vajzë.

"Ata u bënë çifti i pushtetshëm i jetës kulturore të viteve gjashtëdhjetë, me veshjet nga Yves Saint Laurent dhe bashkëpunimin me Andy Warhol", shkruante “Telegraph” në një nekrologji të Petit.

Jeanmaire lindi në Paris më 29 prill 1924, me emrin e saj të vërtetë Renee Marcelle Jeanmaire.

Ajo la Parisin në moshën 19 vjeç, pasi dëshironte të shihte botën dhe përfundimisht të shkonte në Hollivud dhe Nju Jork. Rolet e saj kryesorë në filma kanë qenë në vitet ’50, përfshirë muzikalin hollivudian “Hans Christian Andersen” (1952), për jetën e tregimtarit danez.

Saint Laurent, që e veshi atë për 40 vjet, ka thënë dikur se ajo “thjesht duhej të hynte në skenë dhe gjithçka merrte jetë, zjarr dhe flakë".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy