Në prag Krishtlindjesh mbahet koncerti pa audiencë në katedralen Notre-Dame të djegur

Në prag Krishtlindjesh mbahet koncerti pa audiencë në katedralen Notre-Dame të djegur

Abacia e Notre-Dame do të japë një koncert në prag të Krishtlindjes, pa një audiencë, në katedralen e Notre-Dame e shkatërruar nga flakët në 2019, njoftoi Kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit, në një njoftim për shtyp.

“Ky koncert, i drejtuar nga Henri Chalet, drejtori i abacisë, do të mbledhë bashkë 20 këngëtarë nga kori i të rriturve, të shoqëruar nga Yves Castagnet në organo, si edhe nga dy solistë: Julie Fuchs (soprano) dhe Gautier Capuçon (violonçel)”, shtoi ai.

Koncerti do të zhvillohet në pajtueshmëri të rreptë me standardet aktuale shëndetësore.

Kjo është ngjarja e tretë e organizuar në katedralen e Notre-Dame që nga zjarri i 15 prillit 2019, që shkatërroi pjesërisht ndërtesën.

Më 10 prill, kryepeshkopi organizoi një “kohë meditimi”, me rastin e së Premtes së Madhe, në një katedrale të zbrazët, pa besimtarë.

Më 15 qershor 2019, Michel Aupetit kremtoi një meshë para rreth 30 personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy