
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje përvjetorin e lindjes së atdhetarit dhe shkrimtarit Haki Stërmilli.
Haki Stërmilli u lind në Shehër të Dibrës së Madhe më 17 maj 1895. Atje ai mori mësimet e para. Arsimin e mesëm e nisi në Manastir por nuk mundi ta përfundojë për shkak të Luftës Ballkanike. Mbasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve e shtyu Haki Stërmillin për t’u vendos në Shqipëri ku edhe angazhohet për tu bërë pjesë e administratës shqiptare të asaj kohe.
Përmes pendës mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve përtejkufirit, me republikanizmin dhe të drejtat e grave. Është autor i veprave “Dibranja e mjerueshme” (1923), “Dashuni e besnikri” (1923), “Agimi i lumnueshëm” (1924), “Burgu” (1935) dhe “Trashëgimtarët tanë” (1950). Pas vdekjes, panë dritën e botimit ditari “Shtigjet të lirisë” (1966) dhe “Kalorësi e Skënderbeut”.
Pa dyshim, vepra e tij më e suksesshme është romani “Sikur të isha djalë” (1936).
Për nga popullariteti mes lexuesve, kjo vepër është ribotuar 12 herë në Tiranë, në Prishtinë e në Shkup. Sikurse nënkupton titulli “Sikur të isha djalë”, boshti i romanit është roli i gruas në jetën shoqërore shqiptare.
Vdiq në Tiranë, më 17 janar të vitit 1953.




