Dita e Europës/ Ekspozohen punimet e nxënësve gjatë periudhës së karantinës

Dita e Europës/ Ekspozohen punimet e nxënësve gjatë periudhës së karantinës

Me rastin e Ditës së Evropës, Bashkia e Tiranës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian organizuan një ekspozitë me pikturat e realizuara nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Viktor Hygo”, të cilët kanë shprehur përmes ngjyrave se çfarë është Europa për ta.  Nga sheshi pranë bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ambasadori Luigi Soreca vizituan këndin e veçantë, ku janë vendosur punimet e bukura të nxënësve.

“Kjo është festa më e pazakontë në histori për Ditës së Europës. Zakonisht, me ambasadorin kemi përgatitur organizime të mëdha, forume, koncerte, por kësaj here është ndryshe. Unë besoj se Europa është bashkim vendesh dhe kombesh, por është edhe bashkim kreativiteti. Europa është gjithashtu një bashkim politik, ekonomik, financiar, por edhe një bashkim i artit, i pikturës, i kulturës, i teatrit, dhe të gjithë atyre fijeve të përbashkëta që na bashkojnë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se përmes kësaj ekspozite, e cila është një udhëtim tek ëndrrat dhe fantazitë e fëmijëve, është treguesi më i qartë se destinacioni i gjeneratës së re të shqiptarëve është pikërisht Europa.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreca tha se solidariteti është fjala e duhur në këtë javë. “Jam i lumtur që arritëm të organizonim këtë “Javë të Europës”, pavarësisht izolimit, dhe jam shumë i kënaqur për faktin që ndodhem këtu , duke u bërë bashkëpjesëmarrës në këtë rrugëtim të Shqipërisë drejt BE-së. Tani fillon një fazë e re dhe jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë, që të hyjë në “puzzle”-in e në një prej vizatimeve që pamë pak më parë”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy