
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë “1 mbi 1 dritaret”, që po zhvillohet në qytetin e Beratit çeli siparin me trupën teatrore të Durrësit.
Artdashësit e vegjël beratas, duartrokitën në natën e parë artistët e teatrit të Durrësit, të cilët sollën një performancë të magjishme.
Mbrëmjen e sotme në këtë festival do të jenë fëmijët e qytetit të Elbasanit, në 29 qershor ata të Gjirokastrës, në 30 të Korçës dhe në 1 korrik do të performojnë fëmijët e Beratit.
Kjo risi që sjell qyteti i Beratit bën të mundur edukimin e fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat.
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë, “1 mbi 1 dritaret”, i cili do të zhvillohet në datat 26 qershor-1 korrik.



