Muzeu i Krimeve të Luftës merret përsipër nga qeveria “Kurti”

Muzeu i Krimeve të Luftës merret përsipër nga qeveria “Kurti”

Një muze dedikuar viktimave dhe përvojave të luftës është në planet e qeverisë së Prishtinës.

Në programin qeverisës 2020-2023 është parashikuar ndërtimi i Muzeut të Krimeve të Luftës, krahas atij të Historisë dhe të Arteve Bashkëkohore.

Po ashtu, qeveria e re parashikon të zhvillojë kornizën ligjore, si dhe do të përkujdeset për infrastrukturën e përgjithshme të objekteve me rëndësi historike dhe kulturore.

Ndërtimi i një muzeu që përkujton krimet e luftës në Kosovë është diskutuar disa herë vitet e fundit, por ende 20 vjet pas luftës nuk ka një të tillë.

Ndërtimi I një muzeu të tillë është propozuar dy vjet më parë dhe kanë qenë 3 lokacionet e diskutuara për ndërtimin e tij në Prishtinë.

Projekti i propozuar në 2018 ka qenë një ide e analistit dhe studiuesit Shkëlzen Gashi, ndërsa si vend i mundshëm është diskutuar lagjja “Ulpianë”, në Prishtinë.

Nuk dihet nëse muzeu i ri do të ndërtohet bazuar mbi këtë projekt-ide, megjithatë mbetet i rëndësishëm fakti se ai është tashmë në planet e qeverisë së Albin Kurtit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy