Qyteti i Korçës ka çelur sezonin turistik me paradën e përvitshme të karnavaleve. Këtë vit morën pjesë 30 grupe të ndryshme nga Shqipëria por edhe vende të tjera të Ballkanit.
Grupe korçare, por edhe qytete të tjera e nga jashtë vendit, parakaluan me madhështi në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul.
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.



