Filharmonia e Kosovës kremton 20-vjetorin e krijimit të saj në skenën e TKOB

Filharmonia e Kosovës kremton 20-vjetorin e krijimit të saj në skenën e TKOB

Teatri Kombëtar i Operës e Baletit do të mirëpresë Korin e Filharmonisë së Kosovës, në 20-vjetorin e krijimit të tij.

Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Rafet Rudi, Kori i Filarmonisë së Kosovës, do japë një koncert për artdashësit e Tiranës. Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur, Sihana Badivuku, Kori i Filarmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Ëhitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads.

Mos e humbisni këtë koncert, i organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Koncerti mbahet të premten, më 2 shkurt, prej orës 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy