Shfaqja unike e folklorit dhe xhubletës/ Rikthehet festivali “Logu i Bjeshkëve 2023”

Shfaqja unike e folklorit dhe xhubletës/ Rikthehet festivali “Logu i Bjeshkëve 2023”

Eventi kulturor tradicional “Logu i Bjeshkëve 2023”, çel siparin nesër në natyrën e mrekullueshme të Qafes së Predelecit, në Kelmend, për tu mbledhur bashkë nën tingujt e instrumenteve shekullore dhe me prezencën e vajzave të bukura të Malësisë së Madhe veshur me xhubletën, tradicionale dhe unike.

Ministrja e Kulturës. Elva Margariti, e vlerëson rikthimin e festivalit “Logu i Bjeshkëve 2023”, event unik për promovimin e xhubletës, pasuri tashmë nën mbrotjen e UNESCO-s.

Ashtu si na është trashëguar qysh motit, në 6 gusht 2023, shtojzovallet do të parakalojnë në amfiteatrin e Qafës së Predelecit.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës edhe këtë vit rikthehet festivali unik, "Logu i Bjeshkëve", ku në një skenografi mahnitëse natyrore, çikat e Malësisë do të veshin mbretëreshën e kostumeve popullore, xhubletën, tashmë pasuri e mbarë njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ky aktivitet artistik është një shfaqje unike e folklorit dhe xhubletës.

Pas aktivitetit artistik, i gërshetuar me performancën e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Bjeshka 2023”, juria do të shpall edhe më të bukurën e malësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy