
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti priti sot në një takim homologen greke, Lina Mendoni, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të Javës së Kulturës së Greqisë.
Margariti dhe Mendoni biseduan mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.
Me këtë rast u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimi në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore.
Pjesë e këtij misioni është edhe Memorandum i Mirëkuptimit që nënshkruam sot me Ministren e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni, që parashikon realizimin e projekteve të përbashkëta të kërkimit dhe studimit në fushën e arkeologjisë, restaurimit, konservimit, muzeologjisë; shkëmbimit të ekspertëve dhe përvojave më të mira në këtë fushë.
Margariti u shpreh se “në vijim të takimeve të mëparshme diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimeve tona në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, si dy vende me një pasuri të jashtëzakonshme dhe që kulturën e shohin si një faktor paqeje dhe të afrimit mes popujve”.
Nga 23-29 maji do të zhvillohet në Tiranë, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë, Javët Kulturore të Greqisë.
Me moton “Shqipëria mikpret botën”, aktiviteti Javët Ndërkombëtare të Kulturës është një nismë e qeverisë shqiptare, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Evropian.



