
Pas akuzave për konsumim droge dhe pas investigimeve të kryera, Damiano David këngëtari i grupit italian, Maneskin, që fitoi “Evrovizionin”, rezultoi i pastër.
Akuzat kundrejt tij për përdorimin e lëndëve narkotike, janë ngritur pasi në rrjet disa momente pas fitores së madhe në festivalit muzikor, u shpërnda një video në të cilën shfaqej Damiano, duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Rasti u mor në shqyrtim nga Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU), duke kryer një rishikim të të gjitha pamjeve në dispozicion.
Këngëtari i grupit, Damiano, ka kryer gjithashtu vullnetarisht edhe një test droge, të martën, por ai ka rezultuar negativ.

Pas investigimit, EBU, doli në konkluzion se këngëtari është i pastër dhe atë natë nuk përdori lëndë narkotike.
“Nuk është përdorur drogë në ‘Green Room’ dhe ne e konsiderojmë këtë çështje të mbyllur.”, shprehen ata.



