“Facebook” nuk bën dallimin mes artit dhe pornografisë, censuron pikturat e Rubensit

“Facebook” nuk bën dallimin mes artit dhe pornografisë, censuron pikturat e Rubensit

“Facebook” nuk bën dot dallimin mes artit dhe pornografisë. Kjo është ankesa e një grupi muzesh dhe institucionesh kulturore në Belgjikë, të cilët me anë të një letre drejtuar themeluesit të rrjetit social, kanë protestuar për censurimin e nudove të Rubensit.

Pikturat janë trajtuar nga “Facebook” si foto, duke u filtruar në bazë të rregullave që përcaktojnë publikimin e materialeve për të rritur.

Të dielën e kaluar, zyra belge e turizmit ideoi një protestë ironike, që bazohej në shpërndarjen në internet të një videoje, me anë të së cilës u thuhet vizitorëve të House of Rubens në Anversë, të largohet nga pikturat e tij për “t’u mbrojtur nga lakuriqësia”.

“Ju i konsideroni të papërshtatshme, por për ne nuk janë ashtu. Mund të kishim bërë shaka e ta harronim këtë histori, por kjo censurë ua bën të vështirë punën atyre që duan të zbulojnë veprat e mjeshtrave flemingë. Fatkeqësisht promovimi i trashëgimisë tonë unike kulturore aktualisht nuk është i mundur në rrjetin social më popullor”, thuhet në letër.     

Peter Paul Rubens konsiderohet si artisti më me influencë i traditës baroke. Ai u përket flemingëve, një etni gjermanike në Flanders (Belgjikë), ku flitet holandisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy