Te Mozaiku i Tiranës ngrihet qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë

Te Mozaiku i Tiranës ngrihet qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë

Në zonën e njohur për Mozaikun e Tiranës, është drejt përfundimit mbyllja e punimeve të një prej qendrave dedikuar trashëgimisë kulturore, historisë dhe ekspozimit të mozaikëve shqiptarë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë të ditur se punimet janë drejt përmbylljes dhe kryeqyteti do të ketë një tjetër pol kulturor.

Dita-ditës po merr jetë qendra më e re dedikuar trashëgimisë kulturore.

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës po ngrihet një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi.

Kjo vepër jo vetëm nxjerr në dritë gjurmët e historisë së qytetit, por ridimensionon gjithë zonën përreth, në shërbim të turizmit kulturor dhe komunitetit.

Së shpejti vizitorët vendas dhe të huaj në Mozaikun e Tiranës do të kenë mundësinë të shohin gjetjen arkeologjike më të vjetër në kryeqytet, si dhe informacione për mozaikët e tjerë anembanë Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy