13-17 dhjetor/ Nis edicioni i 7-të i ‘Balkan Film Market’

13-17 dhjetor/ Nis edicioni i 7-të i ‘Balkan Film Market’

Nga data 13 deri në 17 dhjetor tek Piramida e Tiranës do të organizohet edicioni i 7-të i Balkan Film Market.

Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Evropë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi, thuhet në faqen zyrtare të Balkan Film Market.

Qëllimi i BFM është të ngrejë në një nivel krejtësisht të ri bashkëpunimin me Europën, duke ofruar një platformë optimale jo vetëm për produksionet lokale për të krijuar lidhje dhe marrë mbështetje, por edhe për producentët europianë që janë në kërkim të talenteve vendas dhe projekteve kinematografike novatore, të cilat kanë pasuruar kulturën tonë. 

Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, sjell BALKAN FILM MARKET në këtë fundvit, duke u fokusuar njëherësh tek profesionistët vendas, kineastët e rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, dhe mbi te gjitha institucionet dhe kompanitë e prodhimit me te njohura ne Evropë.

 Në datat 13-17 dhjetor, në kryeqytet do të vijnë producentët dhe distributorët më të rëndësishëm nga e gjithë Europa, për të nisur një etape te re bashkëpunimesh ne territorin e Ballkanit.

 Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, do të punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen. Paralelisht, kineastë nga rajoni do të prezantojnë projektet e tyre para producentëve dhe distributorëve të ftuar në BFM, duke patur mundësinë të sigurojnë mbështetjen që u nevojitet në fazën e para ose pas prodhimit.

 Në rrethin e mbi 300 të ftuarve, të cilët kthejnë sytë nga projektet Ballkanike, regjisorët e rajonit do të kenë mundësinë përgjatë pesë ditëve të promovohen, të zgjerojnë rrethin e njohjeve me emra të cilët kanë një historik të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë filmike botërore, ku disa prej tyre te nominuar me çmime OSCAR.  

Balkan Film Market realizohet këtë herë në partneritet me Bashkinë Tiranë, Ambasadën Franceze, Ambasadën Austriake, Institutin Italian të Kulturës, Filmmakers Europe, Qendrën e Artit AGIMI, nën organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy