Ekipi shqiptaro-zviceran nis kërkimet arkeologjike në Lin të Pogradecit

Ekipi shqiptaro-zviceran nis kërkimet arkeologjike në Lin të Pogradecit

Një ekip arkeologësh shqiptaro-zviceran ka nisur në fshatin Lin të Pogradecit projektin kërkimor shkencor të emërtuar “Lin 3, Gërmime arkeologjike nënujore”

 

Drupal Ad

 

 

 

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili bëri të ditur njoftimin, tha se gërmimet rinisin në tokë dhe nën ujë duke nxjerrë në dritë elementë të rinj.

Rezultatet e vitit 2023 si dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit Lin 3 si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Rezultatet mbresëlënëse të studimit të materialit arkeologjik, bindën studiuesit për intensifikimin e hulumtimeve për vitin 2024.

Pas një ndërprerje, rinisin gërmimet në tokë dhe nën ujë, në afërsi të fshatit Buqezë të Pogradecit duke nxjerrë në dritë elementë të rinj.

Ministri Gonxhja, specifikon se kërkimet e arkeologëve do të thellohen në shtrirjen e vendbanimit dhe lidhjet me sitet tjera arkeologjike.

Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.

Vitin e kaluar arkeologë shqiptarë dhe zviceranë gjetën materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit, të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Evropë.

Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy