“Bad drop”, filmi më i ri në vend/ Aktorët: Aksion, dramë dhe pak komedi, do ketë seri

“Bad drop”, filmi më i ri në vend/ Aktorët: Aksion, dramë dhe pak komedi, do ketë seri

Aktori Maringlen Çika dhe aktorja Viola Nova janë protagonistë të filmit më të ri aksion në Shqipëri “Bad drop”, i cili ka në qendër rikthimin e një gruaje pas shumë vitesh mungesë, një grua mes grupeve të rrezikshme të mafias.

 

Maringleni tha për emisionin “Zgjohu me MCN”, se premiera është mbrëmjen e sotme dhe se bëhet fjalë për një film aksion, dramë dhe pak komedi.

 

Thashë të eksperimentoja, realizimi erdhi në një tavolinë, nga ftesat e para më erdhi mua dhe koleges sime. Është aksion, dramë dhe pak komedi. Regjia është nga Don Enio, apo Eni Gurra. Xhirimet zgjatën gati tre muaj.

 

Ky është film serial, dhe sot në premierë do kuptohet që lihet pezull. Janë në vazhdim xhirimet, kanë nisur xhirimet për serinë tjetër. Për Bujar Asqeriun dhe Bujar Merën dhe për talentin e ri që Margent Çaushi po mbush kinemanë shqiptare, kam vlerësimet maksimale. Ata ta bëjnë shumë të lehtë punën.

 

Ndërsa Viola tha se është vajza e parë në film dhe ky ishte roli i saj i parë.

 

Nuk jam aktore, ky është roli im i parë. Merrem me real estate dhe nga videot që kemi në rrjetet sociale me Maringlenin, spikatëm dhe te regjisori. Një eksperiencë shumë e bukur, por shumë ndryshe se nuk isha mësuar me kamerat.

 

Si e vetmja femër, favorizohesha shumë. Është një vajzë e cila fut në sherr të gjithë meshkujt që janë aty. Xhirimet kanë nisur në maj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy