Në Muzeun Kombëtar hapet ekspozita “Në simbiozë me eposin”, e Azem Kuçanës

Në Muzeun Kombëtar hapet ekspozita “Në simbiozë me eposin”, e Azem Kuçanës

Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita “Në simbiozë me eposin” e piktorit Azem Kuçana.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, theksoi se kjo ekspozitë i kushtohet trashëgimisë sonë kulturore dhe europiane, posaçërisht eposit tonë që i ka rrënjët thellë në alpe, në bjeshkë e në shpirtin e banorëve të atjeshëm. Po ashtu, ai vuri në dukje se piktori Kuçana e ka identifikuar veten prej kohësh me krijimtarinë e tij të spikatur.

Tematika e veprave të tij e merr frymëzimin nga tradita dhe i ka kthyer në art vlerat e trashëgimisë kulturore. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, kujtoi se në vitet ’70 të shekullit të kaluar, shkrimtari Ismail Kadare e ka cilësuar eposin tonë si një vlerë që ka në vetvete edhe pjesë të eposit europian dhe se ky gjerdan i çmuar na bën të barasvlershëm në rrafshin e kontinentit tonë.

Kritikja e artit, Suzana Varvarica, e cilësoi ekspozitën mjaft të rëndësishme, duke vënë në dukje disa veçori të krijimtarisë së autorit. Sipas saj, piktori Azem Kuçana operon me figurativen përmes ngjyrës, si elementi i tij më i qenësishëm piktorik. Gjithashtu, ajo u ndal te portretet e kreshnikëve dhe te vallja e Tropojës, që artisti i nxjerrë në pah më së miri dhe i bën ato të prekshme nga të gjithë.

Autori i ekspozitës, Azem Kuçana, falënderoi të pranishmit dhe të gjithë ata që ndihmuan dhe bënë të mundur çeljen e ekspozitës.

Magjia e artit të tij piktorik përshfaq portrete e gjeste njerëzore shpërthyese, ngjyrat rrëzëlluese të kostumografisë së Malësisë së Veriut shqiptar e sidomos ato të Luginës së Valbonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy